Zhvillime të reja nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri. Numri i viktimave ka kaluar 45 mijë.
Mediat turke raportojnë se numri i përgjithshëm i viktimave në Turqi ka arritur në 39,672. Qeveria siriane dhe OKB kanë njoftuar se më shumë se 5,800 njerëz kanë vdekur në Siri.
Ekipet e shpëtimit në Hatay të Turqisë shpëtuan të gjallë një 45-vjeçar pasi ai kaloi 278 orë nën rrënoja.
Një total prej 178 kamionësh të OKB-së që transportonin ndihma nga Turqia në Sirinë veriperëndimore kanë kaluar kufirin që nga 9 shkurti.
Turqia po kujdeset për 1589 fëmijë që janë ndarë nga familjet e tyre pas tërmeteve.

