Ish-futbollisti brazilian Pele, i cili është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dhe të cilit i është dhënë titulli “më i madhi” nga FIFA, sot feston ditëlindjen e tij të 82-të.

Përmes një video mesazhi në Instagram, Pele falenderoi të gjithë për urimet që ka marrë.
“Në ditëlindjen time dua të shpreh mirënjohjen time. Jeta është shumë e bukur. Të jesh 82-vjeç me shëndet të mirë, është dhurata më e mirë që mund të më bëjë jeta. Faleminderit për gjithçka që po marr”, u shpreh ai.