Djalit të zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, i është bërë një shaka, në një telefonatë të zhvilluar live në një emision të transmetuar në YouTube, ku ai duket se ka refuzuar të bashkohej me ushtrinë ruse pas vendimit të presidentit Putin për mobilizimin e 300 mijë rezervistëve.

Shakaja u bë në internet menjëherë pasi Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi “mobilizimin e pjesshëm” dhe shpejt u bë virale.

Telefonata u bë drejtpërdrejt nga Dmitri Nizovtsev, drejtuesi i kanalit “Politika e Popullit” në YouTube, i krijuar nga mbështetësit e figurës së opozitës ruse të burgosur, Alexei Navalny.

Në videon virale, Nizovtsev telefonon Nikolai Peskov, duke u paraqitur si një rekrutues i ushtrisë i ngarkuar për të thirrur rezervistët për të luftuar në Ukrainë.

“Sot ju është dërguar një thirrje [për ekzaminim mjekësor],” i tha Nizovtsev me një zë të vendosur Nikolai Peskov.

Por 32-vjeçari la të kuptohej se do të refuzonte të regjistrohej, duke thënë “sigurisht që nuk do të vij nesër në orën 10:00”.

“Duhet ta kuptoni, nëse e dini se unë jam zoti Peskov, sa e gabuar është që unë të jem atje”, shtoi ai, me një ton zëri që tregonte shqetësim.

“Nuk e kam problem të mbroj atdheun tim – por më duhet të kuptoj përshtatshmërinë e paraqitjes sime atje, e kam fjalën për disa nuanca politike”, ka thënë djali i Peskov.

Babai i tij, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ishte “i vetëdijshëm për këtë”, por që transkripti i plotë i telefonatës nuk ishte publikuar.

Moska ka thënë se “mobilizimi i pjesshëm” do të përfshijë vetëm 300,000 rezervistë që kanë “përvojë ushtarake”, por disa qytetarë po ikin nga vendi pas fjalimit të Putinit. Euronews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version