Është zbardhur ekspertiza për dy ushtarakët shqiptar që u sulmuan nga shtetasi rus Mikhail Zorin në uzinën e Gramshtit në muajin gusht.

Sipas ekspertizës mjekoligjore në trupin e Ardjan Xhaka janë konstatuar djegie e shtresës sipërfaqësore të lëkurës, dhimbje koke, shikim të turbullt dhe skuqje e tharje fyti, rë cilat janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz (Sprajt).

Ndërsa në trupin e ushtarakut tjetër Aldo Bici u konstatua: “dhimbje koke, shikim të turbullt e tharje fyti, ekimozë dhe shembje e indeve të buta të dorës së djathtë.”

Nisur nga këto konstatime, ndaj Mikhail Zorin mund të ngrihet dhe akuza e plagosjes me dashje.

Prokuroria e Elbasanit po zhvillon hetime për disa vepra penale, një prej tyre ajo e spiunazhit pasi është zbuluar se janë fotografuar objekte të rëndësisë kombëtare.

Prokuroria i ka kërkuar mjekut ligjor kërkuar nga se: Çfarë dëmtimesh konstatoheshin në trupin e shtetasit Ardjan Xhaka, me çfarë mjeti ishin shkaktuar ato dhe në çfarë kategorie hynin këto dëmtime?

Me shkresën nr. 735 të Institutit të Mjekësisë Ligjore në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr.735 për shtetasin Ardian Xhaka bazuar në ekzaminimin objektiv, kartelën klinike të QSUT Tiranë, janë konstatuar djegie e shtresës sipërfaqësore të lëkurës, dhimbje koke, shikim të turbullt dhe skuqje e tharje fyti. Këto dëmtime janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz (Sprajt). Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën 9 ditë.

Në datë 20 gusht 2022 i është kërkuar mjekut ligjor se çfarë dëmtimesh konstatoheshin në trupin e shtetasit Aldo Bici, me çfarë mjeti ishin shkaktuar ato dhe në çfarë kategorie hynin këto dëmtime.

Me shkresën nr.736 Instituti i Mjekësisë Ligjore në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr.736 për shtetasin Aldo Bici bazuar në ekzaminimin objektiv, kartelën klinike të QSUT Tiranë, janë konstatuar: A dhimbje koke, shikim të turbullt e tharje fyti. B- ekimozë dhe shembje e indeve të buta të dorës së djathtë. Këto dëmtime për pikën A janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz (sprajt). Ndërsa dëmtimet për pikën B janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës. Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën mbi 9 ditë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version