Në një prej lokaleve më të njohura të Tiranës, nata e ndërrimit të viteve është kthyer në arenë boksi dhe një sherri masiv që nisi në zonën vip. Protagonist të këtij sherri mësohet të kenë qenë dy djemtë e ish deputetit të PD Ndricim Babasi dhe deputetit të PSD, Tom Doshi shokë të ngushtë me njëri – tjetrin.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta kur pas një shkëmbimi fjalësh me disa djem nga durrësi, në zonën vip ka plasur sherri fizik dhe tavolina ku qëndronin djali i madh i deputetit Doshi dhe i vogli i ish deputetit Babasi është kthyer në shesh beteje.
Dëshmitarë në vendngjarje raportojnë se pak sekonda më vonë një grup djemsh që ishin në disa tavolina pranë pistës kanë vajtur në ndihmë të 19 dhe 20 vjecarit.
Megjithë ndërhyrjen e truprojave dhe kamarierëve të lokalit ka qenë e pamundur të ndërpritej sherri i cili degjeneroi në përdorimin e shisheve dhe gotave.
20 minuta më vonë në lokal kanë mbërritur forca të policisë së komisariatit 1 dhe të njësisë shqiponja të cilët kanë marrë informacion për ngjarjen por mbetet e paqartë nëse ndonjëra nga palët e përfshira në sherr të ketë pranuar të bëj kallëzim penal.
Djemtë e Babasit dhe Doshit janë bërë dhe më parë protagonistë të sherreve në lokalet e natës. Më 11 shtator 2016 mediat raportonin se ata ishin shoqëruar nga policia në komisariatin numër 2 për disa orë , pas një sherri fizik që kishin patur me truprojat e një lokali në zonën e ish-bllokut./sosnews.al

