Kremlini kërcënon se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të sillte pasoja për sigurinë e Evropës. 

 “Ju e dini pozicionin absolutisht të qartë dhe të qëndrueshëm të Federatës Ruse se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ketë pasoja shumë, shumë negative për arkitekturën e sigurisë, arkitekturën tashmë gjysmë të shkatërruar të sigurisë në Evropë”, tha Peskov. 

Aleanca ka vendosur të heqë një kërkesë burokratike për anëtarësim, duke i mundësuar Ukrainës të bashkohet më shpejt kur të përfundojë lufta, shkruajnë mediat e huaja. Edhe nesër NATO do të mbajë një samit në Vilnius, Lituani, që synon të tregojë solidaritet me Ukrainën.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version