Një telefonatë mes Jashar Majës me Fredi Rrajës është zbardhur ditën e sotme. Në dialogun e publikuar në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, shihet se dy fiset janë konfliktuar verbalisht më para. Në bisedë Maja i ka kërkuar që të punojnë më me ngadalë, ndërkohë Rraja i është përgjigjur që dëmeve të shkaktuara do u përgjigjet por ama gurores mos t’i afrohen më.

Pjesë nga biseda:

Jashari: O fredi, Jashari jam, si kalove? Vallahi tani ka shkuar puna ku nuk mban më

Fredi: O Jashar a të flas pak…

Jashari: Dëgjo Fredi, policia tani është këtu në vendngjarje, denoncimin e kanë çuar pa ditur gjë ne, e kanë çuar ca të tjerë, tani nuk të duron kush. Hajde shihe, hy gishti në mur

Fredi: Në rregull, çfarë dëmi të ju kem bërë, do të sjellë ekspertizën.

Jashari: Jemi 70 burra këtu, pse nuk vjen për të na dhënë përgjigje

Fredi: Jam në Tiranë, jam në drejtori të policisë. Do ju përgjigjem çfarë dëmi të ju kem bërë, me më ardhur dhe njëherë në gurore, ke për të më njohur…

Jashari: Bilbil Maja të njeh shumë mirë se kush je, dhe unë të njoh shumë mirë se kush je.

Fredi: Të thashë të përgjigjem

Jashari: Po të flasë në mënyrë njerëzore, Bilbilin e njoh unë.

Fredi: Nuk afroheni më në gurore time

Jashari: Jam në guroren time, se jam në shtëpi time, në oborr tim

Fredi: Ti nuk afrohesh më në gurore.

Jashari: E provojmë kush afrohet.

Fredi: Nuk ke për ta parë me guroren ti dhe asnjë, ama të përgjigjem.

Jashari: Hajde pra shihe që nesër në mëngjes shtëpinë time.

Fredi: E shoh unë shtëpinë tënde

Jashari: Pse nuk vini, pse nuk sjellë cubin këtu. Tur Bushin a kush është ai

Fredi: Nuk ka lidhje ai, jemi ne.

Jashari: Hajt.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t’ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version