Gjykata e Lezhës ka marrë vendimin për 36-vjeçarin Antonio Leka i cili u kap pasditen e të hënës me arsenal armësh në banesë.
Ai ka deklaruar para uniformave blu se ishte nisur për të vrarë politikanët. Ka qenë vëllai i 36-vjeçarit i cili ka bërë denoncimin në polici.
Aktualisht pritet të kryhen edhe ekzaminimet mjekësore ndaj tij pasi dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

