Vazhdon gjyqi për “Asgjë nuk harrohet”! Gjyqi për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ka vazhduar sërish sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku sërish dëshmoi Luftar Reçi. Gjatë seancës së sotme të GJKKO-së, i penduari i drejtësisë Luftar Reçi i është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve që akuzohen si organizatorë dhe porositës, për dy vrasjet e bujshme të 17 viteve më parë.

Por edhe kësaj herë kishte debate mes tij dhe dhe avokatëve mbrojtës së të pandehurve. Madje ka arritur në pikën që Detar Hysi është kërcënuar me jetë nga i penduari i drejtësisë. Gjatë marrjes në pyetje Reçi ka kërcënuar avokatin e Lulzim Berishës duke i thënë: Je një nga personat në listë që do të vritet.

Pas gjyqit, avokati ka bërë me dije për mediat se do të depozitojë një kallëzim penal për kërcënimin.

Më 8 dhjetor 2020, Prokuroria e Posaçme SPAK përmes operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, arrestoi Indrit Taullaun, Indrit Rusin, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçin. Ndërsa shpalli në kërkim Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishën, si autorët e dyshuar të vrasjes së Klodian Saliut. Por të dy janë ende në kërkim. Dervishaj ndodhet në Dubai, vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version