Radjol Hatia, 25 vjeç, u arrestua në një shtëpi me tarracë dykatëshe në orën 9:30 të mëngjesit më 10 shkurt, banesë e cila ishte kthyer në një shtëpi bari.

Një seancë dëgjimore në Gjykatën e Kurorës wëansea u bë me dije se Hatia  kishte jetuar në pronë për 6 javë dhe kishte për detyrë të ujitte bimët e kanabisit. Sipas mediave të huaja, ai tha se kishte hyrë ilegalisht në Angli në anën e pasme të një kamioni dy deri në tre muaj më parë dhe po punonte për të shlyer “borxhin e trafikimit”. Të pandehurit iu gjetën çelësat e shtëpisë, një telefon celular dhe 95 £.

Brenda banesës kishte gjithsej 415 bimë kanabisi, nga të cilat 182 ishin bimë të pjekura dhe 233 ishin fidanë, ndërsa vlera e mundshme e drogës u vlerësua të jetë midis 48,000 dhe 182,000 £. Në fund të gjyqit, Hatia u deklarua fajtor për prodhimin e drogës dhe u dënua me 12 muaj burgim. Për shkak të statusit të tij, si emigrant i paligjshëm, ai do të dëbohet në Shqipëri pasi të ketë vuajtur dënimin.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version