Me dhjetra qytetarë të mashtruar dhe një pallat që ka mbetur pa përfunduar së ndërtuari në kryeqytet. Ky është bilanci i konstatuar nga policia e tiranës për ndërtuesin Sabri Shera ndaj të cilit është nxjerrë dhe ekzekutuar një urdhër arrestit që prej datës 2 Prill.
Sabri Shera administrator i kompanisë A-A Konstruksion që prej vitit 2004 rezulton se është në telashë të forta ligjore për shkak të detyrimeve të shumta të akumuluara ndaj kompanive të treta që ishin kontraktuar për ndërtimin e pallatit, por edhe ndaj blerësve të apartamente të cilëve nuk iu është dhënë as apartamenti i premtuar por as lekët e pagauara mbrapsht.
Për këtë arsye me urdhër të prokurorit Kasem Berberi është vendosur arrestimi 66 vjeçarit lindur dhe banues në Tiranë.
Sabri Shera është babai i ish zv/ministres së Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes Adela Shera (Karapici) 2016-2017 aktualisht është pedagoge tek universiteti i Tiranës.

Mes të mashtruarve janë dhe pronarët e truallit ku po ndërtohet pallati në zonën e “brakës” pranë prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.
Familja e Arian Duros si bashkëpronar të truallit thonë se janë mashtruar nga biznesmeni i cili iu ka premtuar dhe deri tani nuk iu ka dhënë asgjë në këmbim përfshirë dhe pagesën për qeranë e banesës deri në përfundim të ndërtimit të pallatit. Ata shprehen se për këtë gjë kanë tentuar të komunikojnë dhe me ish zv.ministren por nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive në këmbim vetëm premtime boshe.
Preh e mashtrimit ka renë dhe oficeri i policisë gjyqësore pranë prokurorisë së krimeve të rënda me inicialet F.M i cili ka deklaruar se në vitin 2014 gjatë muajt dhjetor në dy ditë të ndryshme i ka paguar biznesmenit Sabri Shera shumën prej 75 mijë eurove, fillimisht si hua për ta ndihmuar për likujiditet të punimeve, pas një viti në pamundësi të kthimit të shumës kanë rënë dakord që në këmbim ti jepte një apartament 102m katror në katin e dytë të pallatit në ndërtim. Por në vitin 2017 pas verifikimeve që oficeri i policisë gjyqësore ka kryer në hipotekë dhe në kontakt me pronarët e truallit ka rezultuar se apartamenti në fjalë për të cilin kishte kontratë paraprake iu ishte shitur personave të tjerë.
Në prokurori janë paraqitur për kallëzim dhe qytetarë të tjerë që kanë deponuar se janë mashtruar në të njëjtën mënyrë nga babai i is zv ministres.
Më poshtë sosnews sjellë disa prej dokumentave faksmilie të urdhërave përmbarimorë të lëshuar nga gjykata në ngarkim të Sabri dhe Adela Shera/ 


“>sosnews.al
.

