Pas tensioneve që u krijuan në Kuvend ku deputeti Edi Paloka dhe Bujar Leskaj debatuan me kryeministrin Edi Rama, Partia Socialiste kërkoi zyrtarisht marrjen e masës disiplinore ndaj tyre.
Sipas dokumentit të dorëzuar në sekretari, deputetët e mazhorancës kërkojnë përjashtimin e deputetëve demokrat për 10 ditë nga komisionet parlamentare dhe nga Kuvendi.
Kërkesa e Partisë Socialiste:
Baza Ligjore: Rregullorja e Kuvendit, neni 63 pika ç “Masa Disiplinore” dhe neni 65/1 “Masa disiplinore e përjashtimit nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë”.
E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit
Lidhur me fyerjen e rëndë të etikës parlamentare, në seancen plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 10.11.2022, nga dy deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka, të cilët ndoshta nën ndikimin e pijeve alkoolike përdorën një gjuhë të rëndë fyese, si dhe u sollën në mënyrë të pahijshme përpara zhvillimit të procesit të votimit të projektligjeve që shqyrtoheshin në ketë seancë, ne një grup deputetësh paraqesim këtë kërkesë:
– Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, neni 63, pika ç dhe neni 65/1, kërkojmë marrjen e masës disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare deri në 10 ditë.
– Mbledhjen e Seletariatit për Procedurat Votimet dhe Etikën për vlerësimin dhe marrjen e masës së propozuar prej nesh.
