Talo Çela i konsideruar si një prej personave më të rrezikshëm në vend, të cilit i janë faturuar një mori vrasjesh, plagosjesh, atentatesh e grabitjesh me armë, i shpallur në kërkim prej vitesh, u rishpall në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës.
Por teksa ai është kthyer në kryefjalën e operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Shtetit në Elbasan dhe në të gjithë vendin dhe ende nuk gjendet, në gusht të vitit 2021, ai ka qenë në mes të Tiranës, në ambientet e një hoteli në Rrugën e Dibrës, i shoqëruar nga tre persona të tjerë.
“Panorama.al” ka zbuluar nga të dhënat që gjenden në një dokument të klasifikuar ‘sekret’, se Talo Çela ka lëvizur më 5 gusht 2021 në Tiranë dhe është parë të ulet për të konsumuar një kafe në ambientet e këtij hoteli.
“Panorama”, ka mësuar se në dokumentin sekret, janë përshkruar dy lëvizjet e Talo Çelës në Tiranë, një herë në muajin korrik 2021, ku është parë në shoqërinë e një femre në këtë hotel. Ndërsa herën e dytë, në muajin gusht, ai ka lëvizur me një Audi Q8 ngjyrë blu dhe është shoqëruar nga tre persona të tjerë.
Ky informacion mësohet se i ka rënë në dorë Policisë, e cila ka ngritur dyshime se takimi ishte bërë pasi Talo Çela mund të merrte porosi për kryerjen e një antentati.
Materiali sekret i eshte derguar policise se shtetit, nderkohe qe nje burim konfidencial i bluve ka zbardhur itinerarin dhe bisedat qe ka zhvilluar Talo Çela.

