Ky është momenti kur trupi i gruas që u gjet e pajetë në lumin Shkumbin është marrë me barelë nga vendngjarja.
Në pamje, shihet disa persona mbajnë barelën dhe më pas nxjerrin trupin e gruas nga zona e lumit me fadromë.
50-vjeçarja doli mbrëmjen e djeshme për të hedhur mbeturinat por nuk u kthye më në banesë. Alarmi u ngrit nga vëllai i saj, i cili bërë denoncimin në polici. Pas kërkimeve palombarët gjetën trupin e gruas, që u transportua me fadromë.
Mësohet se viktima vuante nga epilepsia.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.01.2023, në fshatin Mjekës, në rrjedhën e lumit Shkumbin, është gjetur dyshohet e mbytur, shtetasja S. D., 50 vjeçe, banuese në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.
Për këtë shtetase ka bërë kallëzim në Polici, vëllai i saj, i cili ka deklaruar se shtetasja S. D. është larguar nga banesa. Gjithashtu, sipas deklarimit të këtij shtetasi, 50-vjeçarja vuante nga Epilepsia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

