Një letër e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali po qarkullon në rrjet. Në atë letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, paraqitet dorëheqja e ministres. Nuk dihet ende vërtetësia e saj mirëpo aty parashtrohen arsyet se përse Bilali kërkon të largohet nga detyra e ministres. 

Më vjen keq nëse kam zhgënjyer ndokënd me këtë vendim por të qenit ministre kërkon angazhim dhe kohë. Eksperienca që pata edhe në fushatën elektorale është mbresëlënëse edhe rezultatit të arritur. Në çdo rast të gjitha ngazhimet e mia publike janë mirëkuptuar dhe i falenderoj për këtë.’- shkruhet aty.

Pritet që vetë ministrja të dalë me një njoftim zyrtar për të konfirmuar nëse lajmi është apo jo i vërtetë.

LETRA E PLOTË DREJTUAR RAMËS:

Duke falënderuar qeverinë dhe kryeministrin për besimin e dhënë në punën time si ministre në këto ditët e qeverisëse. Ka qenë një eksperiencë, mjaft mbresëlënëse periudha në krye te ministrise. Arsyet janë tërësisht personale. Si një qytetare e përgjegjshme, nuk mund të ja lejoja vetes këtë vendim në një moment tjetër. Gjej rastin që të shpreh mirënjohje e falenderim për Partinë Socialiste dhe kryeministrit për aftësitë e mia duke më bërë pjesë e kësaj mazhorance. Ka qenë nder e privilegi të isha pjesë e këtij kabineti qeveritar.

Kjo vendimmarrje e imja nuk e vë aspak ne besim bindjen time tek ky kabinet qeveritar per seriozitetin që kanë marrë kundrejt shqiptarëve për të përmbushur premtimet e bëra. Më vjen keq nëse kam zhgënjyer ndokënd me këtë vendim por të qenit ministre kërkon angazhim dhe kohë. Eksperienca që pata edhe në fushatën elektorale është mbresëlënëse edhe rezultatit të arritur. Në çdo rast të gjitha ngazhimet e mia publike janë mirëkuptuar dhe i falenderoj për këtë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version