Më 24 janar, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi depozitoi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kallëzim penal për kryeministrin Edi Rama lidhur me lidhjet e tij ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Bardhi, ka marrë sot përgjigje nga SPAK. Deputetit demokrat, sot nga ana e SPAK i është kërkuar vënia në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që ai i ka përmendur në kallëzim disponohen prej tij.

Nga ana tjetër, Bardhi në letrën e tij thotë se ka dorëzuar akt padinë dhe shpreh besimin në zbardhjen e kësaj çështjeje dhe hetimin e plotë të kryeministrit. Në dosjen e FBI, del se McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare.

Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin.

Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI.

Vetë Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version