Juventusi është në pritje të vendimit për përjashtimin nga Europa, megjithatë, një kambanë e re e rëndë do të pasojë për Andrea Agnelli, i cili tashmë është i dënuar me dy vjet. Siç theksojnë mediat italiane, prokurori i futbollit ka propozuar që Agnellit t’i rritet dënimi edhe me 20 muaj pezullim.

Pasdite pritet vendimi përfundimtar i gjykatës për dënimin e Andrea Agnellit. Kujtojmë se Juventusi do ta pranojë “falas” dënimin një vjeçar të UEFA-s pa apeluar në CAS, duke sakrifikuar një vend në Conference League këtë sezon, për të mos u përballur me rrezikun e humbjes eventuale të pjesëmarrjes në Champions League nga sezoni 2024/25.

