Prokuroria ka kërkuar ballafaqim e dëshmitarëve sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për çështjen “Shullazi” ,duke qenë se dëshmitë e dëshmitarëve të çështjes janë kontradiktore.

Biznesmeni Ylvi Beqajdo të përballet me Romeo Taren(ish-bodigardi personal i tij) ,me Besnik Musait(shoferi i tij), po ashtu dhe noteres Aida Spahiu për të zbardhur kontratën për ‘Vollgën’.

Vetë biznesmeni Ylvi Beqja ka dëshmuar më parë se është kërcënuar nga Shullazi dhe këto deklarata janë konfirmuar edhe nga shoferi i tij, Besnik Musai.

Prokuroria gjithashtu kërkoi leximin e deklarimeve të dhëna nga Jani Zaka, pasi pretendojnë se ka dy deklarime të tij.Sipas sistemit TIMS,Jani Zaka rezulton të jetë largur nga Shqipëria.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version