Vllaznia barazon 2-2 me Erzenin, në një sfidë emocionuese të Superiores deri në vërshëllimen finale të arbitrit.Skuadrat provuan të zgjidhnin ndeshjen që në minutat e para me goditje nga distanca. Fillimisht ishte Asani që tentoi, ndërsa më pas në krahun tjetër ishte Alivoda që ndërmori iniciativën.

Në Shkodër mungoi goli në pjesën e parë, edhe pse rastet ishin të konsiderueshme. 45 minutat e dyta nisin në mënyrë perfekte për ekipin e Mirel Josës, pasi brenda çerek-ore merr kryesimin falë Aralicës dhe më pas dyfishon me Malën. Nonato futi sërish në lojë Erzenin, me golin e tij në të 75-tën, sakaq në limite penalltia e Kahrimanovic A vendos ekuilibrat.

Ky rezultat bën që Vllaznia të pozicionohet në vendin e 3-të, ndërsa ekipi shijakas gjendet i dyti.

Laçi ka fituar 0-1 ndaj Teutës në transfertë, duke bërë që “Djemtë e detit” të zhyten akoma më shumë në vendin e fundit, ndërsa për vetë laçjanët është një triumf me vlera.

Në minutën e 18-të, Mentor Mazrekaj ekzekuton një goditje dënimi, por nuk koordinohet mirë dhe topi s’shkon në rrjetë. Problematik për zonën e durrsakëve në mënyrë konstante ishte Adeleke, që në fund të fraksionit të pjesës së parë shkakton drithërima në portën kundërshtare. Adeleke dribloi mirë brenda zonës, goditja e tij u devijua dhe shkoi në traversë.

Kurbinasit festojnë në Durrës në minutën e 66-të pas golit të Spahiut dhe mbrojnë rezultatin deri në fund.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version