Një grup aktivistësh kanë protestuar ditën e sotme para prokurorisë së Tiranës lidhur me vdekjen e kenianes, Joy Ayoko, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë në Kenia. Aktivistët kërkuan drejtësi për të renë e cila vdiq në rrethana shumë misterioze në vendin tonë, ndërsa lyen edhe me bojë të kuqe hyrjen e Prokurorisë si shenjë protestë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Unë mendoj se kjo vrasje e Xhoit ështrë një vrasje e gjithëfishtë. Edhe fakti që ishte një grua me ngjyrë, nëse do ishte qytetare e një vendi perëndimor, qasja e institucioneve këtu do ishte këtu. Mendoj se drejtësia funksionon ndryshe për njerëzit e pasur dhe ndryshe për të varfërit. Unë nuk dua të humbas shpresën sepse mendoj se ne si gra nëse humbasim shpresën atëherë kemi marrë fund të gjithë,”- u shpreh aktivistja e shoqërisë civile, Xhoi Karaj.
Nga ana tjetër, Joy Ayokos, fati i të cilës vijon të mbetet i paqartë nëse është vrarë apo vetëvrarë në Tiranë, e përmes ambasadës së Kenias në Romë, Prokuroria e Tiranës i është drejtuar me një letërporosi, prokurorisë së Kenias, duke kërkuar vënien në dispozicion të autopsisë që Joy Ayokos.
Joy Aoko ndërroi jetë në Kenia, ku u transportua në gjendje kome, disa muaj pasi ndodhej e shtruar tek Trauma. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte. Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s’ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen.
