Për herë të dytë, qytetarët kanë dalë në sheshin përballë Ministrisë së Brendshme për të kërkuar drejtësi për Lear Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit. Protesta e sotme u paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, por u pasua dhe me nga reagimet të anëtarëve të tjerë të PD-së, si Luçiano Boçi, Klevis Balliu e Tritan Shehu.
Vdekja e Lear Kurtit, 32-vjeçarit që ndërroi jetë në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës nuk ka ende një ekspertizë përfundimtare, edhe pse i riu tashmë është përcjellë për në banesën e fundit. Familja ka hapur dyert e mortit e presin ngushëllime për djalin e tyre të vetë, por kryedemokratike ka rikthyer akuzat për dhunim nga ana e efektivëve që u përballën për herë të fundit me Kurtin, mbrëmjen e 19 tetorit. Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike ka publikuar një foto ku Kurti shihet i shtrirë në spital, duke marrë serum, me trupin e zbuluar, në të cilin shihen dhe mavijosje.
Krah kësaj pamjeje të rëndë, Berisha shkruan se jetën Kurtit nuk ia ka marrë gëlltitja e dy qeseve me kokainë, siç doli në ekspertizën paraprake, por dhuna e ‘xhelatëve’, referuar policisë. Pas publikimit të kësaj fotoja janë vënë nën hetim edhe mjekët që ndodheshin në tund në spitalin e Traumën mesnatën e 19 tetorit, pasi pamjet kundërshtojnë deklaratën e tyre. Bluzat e bardha u shprehën më herët se 32-vjeçari kishte shkuar pa jetë në duart e tyre, por fotoja tregon të kundërtën. Edhe e ëma, Fatmira Mustafaj këmbëngul se i bri është dhunuar nga efektivët.

