Gjykata e Krimeve të Rënda lë në arrest me burg 7 të arrestuarit për kamionin me 2.5 ton drogë i cili u ndalua në portin e Ankonës në janar të 2017.

Nënkomisari i policisë së Fierit,Festim Lelaj,i dyshuar si organizatori i trafikut të drogës do të qëndrojë në burg, së bashku me dy efektivët e policisë portuale dhe doganieret, të cilët u arrestuan për të njëjtën vepër penale.

Sipas prokurorisë, grupi i strukturuar kriminal dyshohet dhe për trafikun e ngarkesave të tjera drejt vendit fqinj, ndërsa hetimet vijojnë ende për përfshirjen e të tjerë personave.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version