GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg” për 10 personat e arrestuarit për drogën me vlerë rreth 40 milion euro që u kap të enjten (24 nëntor) në Fier.
Mësohet se thasët me pleh kimik kanë porositur nga Zenel Çervenaku, por ky i fundit ka thënë se s’ka pasur dijeni për drogën.
Sipas Çervenaku, ai ka porositur vetëm pleh organik. Gjithashtu edhe të arresuarit e tjerë kanë pretenduar se nuk kanë pasur asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm.
Gjatë seancës, avokatët mbrojtës kanë pretenduar se nuk kanë akt-ekspertim që të vërtetoj se brenda plehut ka kokainë.
Përveç 10 personave të arrestuar, në kërkim janë edhe disa persona të tjerë.
Të arrestuarit gjatë operacionit të SPAK, DEA dhe policisë shqiptare, në bashkëpunim me disa agjenci ligjzbatuese të huaja, janë: Viktor, Zenel dhe Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati (vajza e Genci Ferhatit dhe e fejuara e Denilsonit) Nikolin Gjolena, Klajdi Kodra, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
Si u zbulua laboratori i kokainës në Frakull të Fierit?
Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze që pas 3 muajsh hetime zbuluan laboratorin e drogës në Fier. Laboratori është zbuluar në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Në pranga janë vënë: Zenel Cervanaku, i cili është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.
Nga vartësi i Ballukut, djali e vëllai i tij tek mjeku i Nuredin Dumanit
Viktor Çervanaku punonte aktualisht drejtor në OST, si vartës i ministres Belinda Balluku.
Mes të arrestuarve është njëri nga mjekët që u ndalua pikërisht në kohën kur u plagos dhe më pas u prangos Nuredin Dumani në fundin e marsit të këtij viti.
Julian Malaj mësohet se ka dalë në përgjimet që janë mbajtur prej disa muajsh mbi funksionimin e këtij grupi kriminal.
Ai është mjek dhe u bë i njohur konkretisht kur shkoi në banesën ku strehohej Nuredin Dumani me plagë plumbi duke i dhënë ndihmën e parë, por ai u arrestua dhe u hetua për fshehje të së vërtetës dhe moskallëzim krimi.
Grupi hetimor nuk bën me dije as për rolin e mjekut në këtë grup kriminal, sipas Prokurorisë.

