Gjendet drogë në burgun e Drenovës. Sasia e lëndës narkotike iu është zbuluar një prej të dënuarve. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për 6 doza kanabis, të gjetura në qelinë e personit të dënuar për vjedhje, Kristaq Izetit.

Ky i fundit, në momentin që është pikasur nga policia, ka tentuar t’i gëlltisë dozat, në përpjekje për t’i fshehur nga efektivët. Ai është ndaluar nga policia, e cila kreu sekuestrimin e lëndës narkotike. 

Ndërkohë kanë filluar hetimet nga SHKB e burgjeve për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe se si kjo sasi u gjet brenda këtij institucioni.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version