Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka mohuar raportimet se ajo do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar të dielën.
Këngëtarja tha se “do të presë me padurim të vizitojë Katarin kur të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që ka bërë” kur të bëhet mikpritëse, raporton BBC.

Lipa postoi një story në Instagram të dielën, ku shkruhej: “Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performoj dhe as nuk kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar. Do të bëj tifo për Anglinë nga larg… Me dashuri, Dua”.

Katari është kritikuar për qëndrimin e tij ndaj marrëdhënieve të të njëjtit seks, historikun e të drejtave të njeriut dhe trajtimin e tij ndaj punëtorëve migrantë.
Lipa, e lindur në Londër nga prindër kosovaro-shqiptarë, nuk është emri i parë madhor që mendon të mos performojë në Katar.
Sir Rod Stewart së fundmi zbuloi se e hodhi poshtë mundësinë.
“Më ofruan shumë para, mbi 1 milion dollarë, për të luajtur atje 15 muaj më parë. E refuzova. Nuk është e drejtë të shkoj,” i tha ai Sunday Times .

