Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani ka deklaruar se kanë rikthyer mbi 10 dosje të jetra, të nisura nga denoncimet e bëra nga mediat dhe nga të huajt. I pranishëm në KLP, ku dhe raportoi sot, Dumani tha se SPAK ka bashkëpunuar ngushtë edhe me Policinë e Shtetit. 

Pjesë nga biseda:

Altin Dumani: Çështjet e mbartura janë një problematikë që ekzistojnë. Prokurorët jgatë gjithë këtyre viteve janë fokusuar tek çështjet që i kanë konsideruar prioritare. Gjithashtu shkak ka qenë dhe mungesa e hetuesve të BKH-së. Siç e dini në muajin qershor u plotësuan me 32 hetuesit e BKH-së. Sot e shikojmë situatën pak më ndryshe. Lidhur me a ka çështje në kufijtë e parashkrimit, edhe kjo ka qenë pjesë e analizës që unë kamë bërë. BKH është përgjegjëse nëse një çështje shkon në parashtrim, u kam kërkuar që të rritet shpejtësia e hetimit. Unë u thashë që kanë marrë një po them, një seri takimesh me të gjithë prokurorët dhe hetuesit, për dosjet e mbartura, me qëllim rishikimin e secilës dosje. Unë si drejtues kam bërë gjithçka që kam pasur në dorë. Ka pasur raste që prokurori ka thënë nuk kam hetues, kam studiuar rastin dhe kam gjetur dikë tjetër dhe i kam thënë ‘do punosh me këtë’. Të njëjtën gjë kam bërë edhe për çështje që siç thatë ju janë në kuadër parashkrimit. Duke krijuar grup hetuesish. Gjithashtu, kur është dashur bashkëpunimi i policisë së shtetit, u kemi kërkuar dhe atyre, janë treguar të gatshëm dhe na kanë vënë në dispozicion OPGJ-të. Mjetet teknike ua kemi vënë në dispozicion të gjithëve. Në rast se duan të bëhem pjesë e hetimit, jamë vetëofruar. Nëse duan. Kam shfrytëzuar gjithë mundësitë reale që unë kam në dispozicion që një çështje të ecë përpara. Ky do të jetë një ndër prioritetet e këtij viti, eliminimi i çështjeve të mbartura. Përsa i takon çështjeve të pezulluara, është ulur numri i tyre. Përsa i takon çështjeve të vjetra, nuk është se kemi vendosur një dosje të vjetër që herë pas here duhet ta rishikojmë. Është dhe policia që na referon kur ka diçka të re që ta rihetojmë. 

Pyetje: Pyetja në fakt ishte dhe përsa u përket bashkëpunimit tuaj me policinë

Altin Dumani: Mbi 10 çështje të vjetra, që më parë kanë qenë hetuar nga Krimet e Rënda, kemi rinisur. Është rifilluar hetimi për 10 hetime që kishin mbetur. Lidhur me çështjet e tjera, kemi një rritje cilësore të çështjeve proceduriale

Pyetje: Kur thoni cilësore, keni në mendje përfundimin e hetimeve apo natyrën e çështjes?

Altin Dumani: Natyrën, përsa i përket përfundimit, duan kohën e tyre. Çështjet kryesisht rinisen nga mediat, pas publikimeve të materialeve të reja ose nga BKH. BKH ka iniciuar shumë hetime të tjera. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version