Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani u ka ‘tërhequr vëmendjen’ anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Teksa raportonte para KLP-së, Dumani tha se duhet të kenë më shumë vëmendje në momentin që emërojnë prokurorët e rinj. Ai shtoi se ky është një proces që kërkon më shumë kujdes. 

Pjesë nga fjala e Dumanit: 

Çdo dy vite prokurorët rivlerësohen, ka teste të ndryshme, ka vlerësim që marrim nga prokurorët, nga drejtuesja, etj. Si të garojmë për herë të parë. Është proces i mbikëqyrur nga ndërkombëtarët. Uroj që të gjithë të rivlerësohen. Nuk është ky institucion hajde ta mbajmë kot, është vlerësim objektiv, shansi jepet 2 vjet. Lidhur me bashkëpunimin me KLP un kam pasur një komunikim normal. Do doja të ishit të vëmendshëm kur të zgjidhnit prokurorët. Të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Mbaj mend ça procesi kemi kaluar ne kur kemi kandiduar. Ua kërkoj këtë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version