Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka bërë me dije se rastet e pastrimit të parave që janë marrë nën hetim, janë në rritje. Në raportimin e bërë në KLP, Dumani tha se dke qenë se ka shumë ngarkesë dosjesh, disa prej tyre lihen pas dore. Ai shtoi se prokurorët fokusohet tek ato më të rëndësishmet. 

Pjesë nga fjala e Dumanit: 

SPAK ka demonstruar se rastet për pastrim parash janë në rritje. Në 2022, 12 çështje të reja, çështje me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja. SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale në trafik narkotikësh apo terrorizmit.  Unë kam pasur një projekt ide. Është një projekt ide e imja. E kam diskutuar me prokurorët e SPAK, kishim ndarje qëndrimesh nëse duhet të krijonim një mini seksion. Diskutimi ishte i hapur dhe për momentin nuk është parë e rrugës që të krijohet ky miniseksion.  Përsa i përket ngarkesës, duhet të kemi parasysh natyrën e çështjeve, mjafton një çështje që të merr gjithë kohën dhe të lesh pas dore disa çështje të tjera, duke u fokusuar tek disa që janë më prioritare. Nuk mund të sillemi njësoj me të gjitha çështjet sepse nuk e kemi këtë mundësi reale. Numri 20 i miratuar është i mjaftueshëm. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version