Një krim i rëndë tronditi Kosovën mbrëmjen e së mërkurës (30 nëntor). Ish-bashkëshorti ka vrarë ish-gruan e tij në ditën e fundit të shtatzënisë para maternitetit në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Autori i dyshuar i krimit të rëndë është Sokol Halili, ndërsa viktima është 35-vjeçarja me iniciale H.M nga Lipjani.
Ish-çifti janë ndarë rreth 5 muaj më parë dhe sipas motrës së viktimës policia ka qenë e njoftuar për problemet që 35-vjeçarja kishte me ish-burrin.
Gruaja shtatzënë ishte në proces ndarje dhe ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.



Sipas rezultatit të autopsisë, ajo është qëlluar me dy plumba në gjoks dhe 1 në kokë.
“Gjatë autopsisë së trupit të viktimës i janë gjetur tre plumba, një në kokë dhe dy në gjoks”, raporton Telegrafi.
Viktima ishte në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe për pak ditë do sillte foshnjën e saj në jetë.
Ajo dhe autori i dyshuar i krimit, Sokol Halili ishin ndarë 5 muaj më parë dhe viktima ishte pajisur me urdhër mbrojtje.

