GJKKO ka nisur hetimet për Gjergj Cukalin dhe vëllezërit Enver dhe Edmond  Jamaku.

Ata janë nën akuzë për “grup të strukturuar kriminal”, “vrasje e mbetur në tentativë”, “armëmbajtje pa leje e lëndë shpërthyese”.

Enver Jamaku

Gjithashtu pas rrëfimeve të vëllezerve Jamaku u zbuluan edhe disa baza me armatime në Tiranë. Për ta dyshohet se janë autorë të dy shpërthimeve me tritol dhe disa kanosjeve të kryera.

Sipas burimeve bëhet me dije, se njëri prej vëllezërve Jamaku, Enveri, si i penduar i drejtësisë, ka deklaruar se Cukali i kishte premtuar 30 mijë euro për t’i vendosur tritol biznesmenit Gjon Mena në Kamëz, më 9 shkurt.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version