Një 30-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri nga një efektive policie në Greqi. Mësohet se policia greke ka shkuar mëngjesin e së martës në rezidencat e vjetra të studentëve në Universitetin Politeknik, pas informacioneve se godinat përdoreshin për trafik droge.
Teksa operacioni po zhvillohej, një efektive nuk është ndjerë mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private.
Ndërkohë që po shkonte drejt mjetit është sulmuar me kaçavidë nga një shqiptar. Për t’i shpëtuar sulmi, punonjësja e policisë qëlloi 30-vjeçarin me plumb në këmbë me armën e shërbimit.
I plagosuri u dërgua në spital pas plagosjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacioneve, ai jetonte në një konviktin studentor së bashku me vëllain e tij, i cili gjithashtu u arrestuar.
Ndaj 30-vjeçarit rëndojnë akuzat për vjedhje, armë dhe drogë. Mësohet se konviktet përdoreshin si bazë dhe strehë nga kriminelët, me aktivitet veçanërisht në grabitje dhe trafik droge, në zonën e Zografou, Kaisariani, Bajron dhe Athinë.
Sipas burime policore nga protothema.gr, deri më tani janë arrestuar gjithsej nëntë persona

