Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lënë në burg vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera të cilët janë shpallur fajtor për vrasjen e taksistit Abdulla Budlla. Gjykata ka dënuar me 21 vite burg Saimir Sherën dhe me 14 vite vëllain e tij, Arsil Sherën. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale të  “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni”.

Vëllezërit kanë dëshmuar se krimin e kanë kryer për të vënë në vend nderin e familjes, pasi Budlla i ngacmonte nënën. Ata shkuan për ta takuar Budllën, duke i kërkuar gjithashtu që të hiqte dorë nga e afërmja e tyre, duke u shprehur se të dy ishin përpjekur që ta ‘shuanin’ konfliktin. Pas konfliktit fizik, ndodhi vrasja.

Në dëshminë e tyre, vëllezërit Shera kanë treguar me detaje sesi e kishin planifikuar vrasjen dhe se për të shkuar në vendin e punës së 71-vjeçarit, kishin marrë një makinë me qera për ta përdorur gjatë vrasjes.

U përpoqëm që ta zgjidhnim konfliktin, i kishim kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja. Pak kohë më parë ishim konfliktuar fizikisht me 71 vjecarin. Ka ngacmuar dhe ka kryer veprime te pahijshme ndaj një të afërme të familjes sonë, kishim tentuar disa herë ta bënim të arsyetonte, të mos shkonte më në banesë kur djemtë e kësaj familje nuk ishin aty. I kemi kërkuar të mos na binte më në qafë, për nderin e familjes. U përpoqëm të bisedojmë e kishim përzënë edhe nga shtëpia. Por ai nuk hoqi dorë. Jemi ndjerë të detyruar të bënim këtë akt ekstrem. Morëm një makinë me qira, që e përdorëm gjatë vrasjes”,- deklaruan ata në Polici pas arrestimit.

I ati i dy autorëve, Haki Shera pranoi në atë kohë se e shoqja, kishte një lidhje jashtëmartesore me taksistin, të cilin e kishte punësuar vite më parë, si taksistin e familjes.

NJOFTIMI I GJYKATËS:

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:46, në rrugën nacionale “Fushë Krujë – Vorë”, është vrarë me armë zjarri  shtetasi me iniciale A.B, i cili punonte si taksist. Rezulton se autorët e vrasjes janë dy vëllezërit, shtetasit me iniciale S.Sh dhe A.Sh. Referuar interesimit të mediave, ju informojmë si më poshtë: Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të  pandehurve me iniciale S.Sh dhe A.Sh, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të  “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni”,  të parashikuara nga nenet 78, 25  dhe 278  të  K.Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Tiranë,  me vendimin nr. 288, datë 09.02.2022 ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Sh, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 78 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me njëzet e një vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Sh, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni parashikuar nga Neni 278 prg.1 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me pesë vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 te K.Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri S.Sh, të dënohet me njëzet e dy vjet burgim. Në aplikim të Nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehurit S.Sh, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet katërmbëdhjetë vjet e tetë muaj burgim. 2.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Sh, për kryerjen e veprës penale të “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 78 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me pesëmbëdhjetë vjet burgim. Në zbatim të Nenit 406 te K.Pr.Penale, perfundimisht i pandehuri A.Sh të dënohet me dhjetë vjet burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale  A.Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim  si dhe mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale S.SH, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e dënimit nën kufijtë e parashikuar me ligj. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Mihali dhe anëtarë znj. Alma Ahmeti dhe z.Fatri Islamaj, me vendimin nr. 944 , datë 11.10.2022 vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 288 datë 09.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

SI NDODHI NGJARJA?

71-vjeçari baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit 2021 në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me Aeroportin e Rinasit. Dy vëllezërit Shera janë autorët e vrasjes së taksistit Addulla Budlla. Ata kanë qëlluar për vdekje taksistin, teksa referuar dëshmisë së tyre, shkak është bërë se 71-vjeçari i kishte ngacmuar nënën dhe motrën e tyre. Mësohet se autorët dhe viktima ishin konfliktuar më herët për të njëjtën motiv, ngjarje e cila përfundoi me një të vrarë. 7 plumba të dala nga automatiku i morën jetën taksistit që punonte në të zezë, me autorët që u kujdesën për të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes duke mos lënë asnjë gëzhojë. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version