Bledar Jamabelli personi kryesor dhe kyç që ka porositur vrasjen e komisarit Artan Cuku është arrestuar në Athinë nga policia e greqisë. Jambelli i cili nihej dhe me emrin e ndryshuar Rikard Muho ishte në kërkim që prej një viti e gjysëm. Ai dyshohet se porositi dhe pagoi Mikel Shallarin për ekzekutimin e Artan Cukut mbrëmjen e 8 prillit 2017. Shallari u arrestua me datën 11 qershor si ekzekutor ndërsa, tashmë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë.
Lajmin për arrestimin e Jampbellit në Greqi e bëri të ditur policia shqiptare nëpërmjet një njoftimi për shtyp:

Falë bashkëpunimit ndërkombëtar, bie në praga i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së ish oficerit të lartë të Policisë A.C.
Në kuadër të shkëmbimit të informacioneve me zyrat homologe dhe bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën është finalizuar me sukses arrestimi në Athinë / Greqi, i personit në kërkim ndërkombëtar, Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier.
Nga hetimet e kryera nga Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se ky shtetas ka porositur vrasjen e A.C.
Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.
Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana jonë më datë 13.06.2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg, për veprën penale “Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 të Kodit Penal.Arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./
sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version