Gruaja 44-vjeçare që ishte zhdukur që nga e hëna e kaluar u gjet e gjallë në një zonë të shkretë të Rodosit. Dje, një alpinist e pa gruan vetëm në një mal në Massari, e menjwherw sa e pikasi iu prezantua atij dhe dukej e humbur.

Sipas mediave greke, gruaja ishte zbathur dhe e dehidratuar. Ajo u gjet e rraskapitur dhe e vuajtur nga dy alpinistë izraelitë të cilët e gjetën në një distancë prej rreth 2 km nga vendi ku i ishte gjetur makina, duke u endur përreth. 

Gruaja ishte zbathur dhe buzët e saj ishin të bardha, s’kishte asnjë shenjë dehidratimi. Sapo të shërohet, pritet të përfundojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat është zhdukur. 44-vjeçarja, nënë e një vajze të mitur, mëngjesin e së hënës ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ndërsa në mbrëmje bashkëshorti i saj njoftoi Policinë për zhdukjen e saj.

Sipas të njëjtave informacione, nëna 44-vjeçare, e cila punon si punonjëse në një supermarket në rrugën Rodos-Kallithea, është larguar nga shtëpia edhe më parë, por jo për një kohë kaq të gjatë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version