Dy ditë pas grabitjes spektakolare në aereoportin e Rinasit policia ka shpallur një person në kërkim. Burime pranë grupit hetimor nuk japin shumë detaje për identitetin e tij por sipas të dhënave të policisë bëhet fjalë për një person gjurmët gjenetike të të cilit janë gjetur brenda automjetit të loguar Hetimi Tatimor të cilën grabitësit përdorën për tu futur brenda perimetrit të sigurisë së aereoportit të Rinasit.
Nga ana tjetër hetuesit kanë arritur të lidhin grabitjen e dy ditëve më parë edhe me goditjen e njëjtë të ndodhur më 30 qershor 2016 brenda pistës së aeroportit “Nënë Tereza”.
Mësohet se nga të dhënat e mbledhura pjesë e grupit të grabitësve të veshur si ushtarakë janë të njëjtët që bënë supergrabitjen e qershorit.
Në atë kohë policia shpalli në kërkim Aleks Pepën nga Elbasani. 46 vjeçari kishte punuar si emigrant në Greqi, por në vitin 2015 u kthye në Shqipëri.Si një fotokopje e grabitjes së fundit edhe ajo e Aleks Pepës për nga mënyra e ekzekutimit ka bërë lidhjen e ngjarjeve por edhe dyshimet se në të kanë marrë pjesë të njëjtët persona si në grabitjen e 2016.
Kontrollet janë fokusuar në fshatin Dritas zonë shumë pranë vendit të ngjarjes ku u gjet dhe furgoni i përdorur nga grabitësit pas goditjes në “barkun” e avionit të linjës Tiranë-Austri ndërsa gjatë ditës së sotme janë zhvendosur në Fushë-Krujë Nikël. Policia është treguar mjaft e rezervuar për të dhënë detaje mbi identitetin e të shpallurit në kërkim kjo pasi mund të vendosë në alarm pjestarët e tjerë të grupit të cilët dyshohet se janë 8 persona.
Për sa I përket grabitjes sipas rindërtimit të ngjarjes nga ana e policisë mësohet se Admir Murataj kishte arritur të spërkaste me benzinë kabinën e brendshme të furgonit dhe nëpërmjet një shkopi të gjatë të lidhur me carcafë do i vinte flakën.
Zjarrin ai nuk mundi ta vinte pasi u qëllua për vdekje në kokë nga grupi I forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
Në krye të operacionit të kërkimit policia ka zinxhirin më të lartë drejtues Tonin Vocajn dhe Gjovalin Lokën.



