Një 22-vjeçare shtatzënë në muajin e gjashtë është sulmuar nga babai i saj 50-vjeçar jashtë shtëpisë ku ata jetojnë në Janinë. 50-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, fillimisht ka dhunuar vajzën e më pas e ka goditur me grusht në kokë dhe e ka shtyrë në gjoks.

22-vjeçarja u dërgua në spitalin e Hatzikosta-s për të përcaktuar nëse sulmi e ka lënduar apo rrezikon shtatzëninë, por është mësuar se fatmirësisht nëna dhe foshnja e palindur nuk janë në rrezik.

Megjithatë, ajo do të mbahet e shtruar në spital, ndërsa babai është shpallur në kërkim për dhunë në familje./Protothema

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version