Leonard Palushi, ka përdorur një shok fëmijërie, emrin e të cilit e ka futur në dokumentat e pronësisë së “Benzit C Class 3000”, që ja dhuroi në Elbasan, Erion Alibej. Elton Qyno zbulon se Atem Tema, rezulton të jetë bërë pronari i makinës Benz me Benzinë+Gaz dhe më pas emri i tij është përdorur edhe në pronësinë e makinës tip “Toyota Rav4”, që Leonard Palushi e ka ndëruar me Benzin, në një pikë shitjesh në Shënavlash të Durrësit.

Procesi për dhurimin e makinës ka nisur në vitin 2020. Gjatë takimeve mes shefit të sektorit të hetimit të Krimeve në Policinë Elbasan, Palushit dhe Alibej, është diskutuar në shtëpinë e këtij të fundit, problemet që i sillte mjeti që Palushi kishte në pronësi. Sipas Palushit, me atë makinë kishte mbetur rrugëve dhe serviseve, pasi ishte e vjetër. Duke dëgjuar këtë shqetësim, Erjon Alibej i ka thënë se do shikonte mos i gjente një makinë.

“…në një rast tjetër, në një takim që kam bërë me Leonardin, në bisedë e sipër më thotë për një makinë e tij që kishte në atë kohë, më thotë: “…që ajo makinë po më lodh nëpër sevise dhe po shikoj mundësinë të gjej një makinë benzinëm që ta kthej me gaz…”. Mbaj mend që i them Leonardit, që gazi është i rrezikshëm, por më tha që i interesonte me gaz për konsum të ulët. Në atë periudhë unë kisha dy makina, që i kisha blerë pak kohë mbas ngjarjes së vëllait, Endritit. Mund ti kem blerë në Shkurt-Mars të vitit 2019. Të dyja makinat ishin Mercedes-Benz, C Class, me motorr 3000 benzin. Me sa mbaj mend me vit prodhimi 2009-2011, dhe se njëra ishte me ngjyrë të zezë, kurse tjetra kishte ngjyrë mjalti…”-ka treguar në prokurori Erion Alibej.

Me këtë “Benz” të dhuruar nga Erion Alibej, Leonard Palushi, ka udhëtuar dy herë jashtë shtetit së bashku me shokun e tij të fëmijërisë, Atem Tema. Makina në vitin 2019 ka qënë në pronësi të Edlira Hoxhallarit, dhe në 27 Maj 2019 pronar është bërë Elvis Hokja, një person i njohur i Alibejt. Më pas, në datën 23 qershor 2020, Hokja, ja shet 8 milion lekë shokut të ngushtë të Leonard Palushit, personit Tema.

Sipas kontratës noteriale, figuron se “pagesën blerësi” Tema, e ka bërë jashtë zyrës së noterit, duke e marë në dorëzim automjetin pa pasur asnjë pretendim për gjëndjen teknike të tij. Vetëm dy muaj e gjysëm më vonë, Benzi i dhuruar nga Erion Alibej, ndërrohet nga punonjësi i policisë, Leonard Palushi, kokë më kokë me një mjet tjetër “Toyota RAV4”. Edhe në kërë rast sërisht pronar i “Toyota” bëhet Atem Tema.

SPAK në datën 18 janar 2023 e ka thirur për të dëshmuar, 42-vjeçarin Tema.

Ky person ka deklaruar se: ”…me Leonardin është shok i ngushtë, shok fëmijërie dhe deri në gjimnaz shkollën e kanë bërë bashkë. Nuk e mban mend fiks, por në kohën e pandemisë, Leonardi i kërkuar një nder. Pasi vetë e kishte fizikisht të pamundur për të shkuar për të kryer një akt noterial për blerjen e një automjeti. Për këto arsye, ka deklaruar se Leonardi i ka kërkuar të shkojë vetë Atemi dhe të kryente aktin në emër të tij. Me gjetjen e shitësit dhe të mjetit që do të blihej dhe me pagesën ishte marrë vetë Leonardi. Pas disa kohësh, duke qënë se sipas Leonardit makina “Mercedes Benz C Class”, nuk ishte shumë e përshtatshme për t’u përdorur në përditshmëri, kërkonte që ta ndërronte…”.

Për këtë qëllim, i ka kërkuar Atemit që të shkonim bashkë te tregu i makinave në Shënavlash, për të parë ndonjë mjet të përshtatshëm. Aty kanë gjetur një mjet “TOYOTA RAV4” automat, ngjyrë gri e errët e cila i pëlqeu Leonardit dhe i është dukur mjet i mirë. Duke qënë se Leonardit i ka pëlqyer si mjet, kanë rënë dakord me tregtarin që të bëhej me ndërrim kokë më kokë me mjetin tip “Mercedes-Benz C Class”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version