Raste të pastra janë humbur historikisht në futboll dhe me siguri do të ndodhë përsëri, por një i tillë i humbur dje ishte vërtet i pabesueshëm. Në ndeshjen Betis-Celta Vigo, e përfunduar 3-4, në minutën e 79’, Abner Vinicius humbi një shans të artë me portën bosh.
Rezultati ishte 2-4 dhe anësori i majtë brazilian kishte vetëm pak sekonda që kishte zbritur në fushë. Abner mori një top nga krahu i djathtë, por i befasoi të gjithë duke bërë më të vështirën me portën e boshatisur.
Skuadra e Manuel Pellegrinit ia doli të shkurtonte rezultatin disa minuta më vonë falë një penalltie të Nabil Fekir, por nuk evitoi disfatën dhe mbetet katër pikë larg zonës Champions.

