Jose Mourinho njihet për karakterin e tij shpërthyes. Së fundmi, trajneri i Romës përdori gjuhë të papërshtatshme ndaj arbitrit të ndeshjes së fundjavës ndaj Torinos, e cila përfundoi 1-1.

Për këtë arsye, drejtësia sportive në Itali ka vendosur pezullimin e teknikut për 2 ndeshjet e radhës. E thënë më ndryshe, Mourinho nuk do jetë në pankinën e kryeqytetasve për ndeshjet me Bolognan dhe mbi të gjitha, për një sfidë që vlen më shumë se 3 pikë si ajo me Milanin.

Roma nuk bën aspak një sezon pozitiv dhe deri më tani me paraqitjet e bëra ka dalë jashët pritshmërive të tifozëve që presin që këtë sezon të fitojnë titullin kampion.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version