Një 41-vjeçar është gjetur i pajetë në Greqi. Enikos shkruan se 41-vjeçari, i cili dyshohet se është shqiptar është gjetur i pajetë në një zonë rurale në Heralikon. Viktimën e ka gjetur një shqiptar, i cili ndodhej në Heralikon si punëtor sezonal dhe kishte pikasur të vdekurin në rrugë.

Ai menjëherë njoftoi autoritetet policore, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit dhe po i bëhen ekzaminimet për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version