Vajza e re e cila u mbajt peng për 1 javë nga partneri i saj, 31-vjeçari Gleard Gusholli do duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Raportohet se e reja ka marrë shumë plagë të rënda nga dhuna sistematike. Fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut për jetën. 

SI u zbulua pengmarrja? 

Policia mori informacion se brenda banesës në rrugën “Frosina Plaku”, 28-vjeçarja ishte mbajtur peng. Gerald Gusholli ishte personi i cili mori peng bashkëjetuesen e tij. 31-vjeçari është vënë në prangat e policisë pasi mbajti peng të dashurën e tij për një javë në banesë dhe e dhunoi sistematikisht me sende të forta.

Bashkë me të, janë arrestuar edhe 4 të tjerë për moskallëzim krimi, të cilët janë: Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi ndihmuan 31-vjeçarin duke fshehur provat në mënyrë që policia të mos binte në gjurmët e tij duke e ndihmuar të arratisej.

Në banesën e tyre ‘blutë’ e Tiranës gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine si dhe sende të forta më të cilat 31-vjeçari kishte dhunuar sistematikisht partneren e tij.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version