Kapiteni i Argjentinës Lionel Mesi është shfaqur tepër i revoltuar gjatë ndeshjes me Holandën. Edhe pas triumfit, ai ka shpërthyer ndaj futbollistit holandez Uout Ueighorst, i cili shënoi dy golat gjatë ndeshjes.

“Çfarë po shikon, budalla? Shiko punën tënde, budalla. Largohu”, u shpreh Mesi.

Por cila ka qenë arsyeja që Mesi të reagonte në këtë mënyrë? “Pleshti” u shpreh se ai kishte provokuar në momentin që hyri në fushë. “Që kur hyri në fushën e blertë ai filloi të provokonte dhe më duket se kjo nuk është pjesë e futbollit”. Menjëherë pas reagimit të kapitenit, në “sulm” është hedhur edhe Lautaro Martinez dhe Serxhio Aguero.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version