Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani është shprehur se gjithmonë ka mbështetur kolegët e tij dhe i ka nxitur që të vijojnë me hetimet e shumë çështjeve. I pranishëm në KLP, Dumani tha se për çdo dosje janë respektuar afatet proceduriale. 

Pjesë nga biseda: 

Nurihan Seiti: Edhe diçka tjetër, janë dosje të mbartura, por është çështja e afatave. Arresti në burg ka një afat të përcaktuar, edhe dosje të mbartura, edhe arrest në burg. Çfarë ndodh me këta? Mund të thuash ndonjë element me byronë, çfarë ka ndryshuar, në çfarë shkalle është rritur bashkëpunimi me policinë, të gjitha këto?

Altin Dumani: Nuk ka pasur ndonjë rast kur afati i arrestit me burg për ndonjë person nën hetim ka përfunduar pa ua hetuar dosja e tij. Janë respektuar afatet proceduriale në respekt të afatit arrest me burg. Unë e konsideroj si mision detyrën time. Këtë gjë po përpiqem të përcjell te prokurorët. Kam një komunikim të mirë me kolegët. I kam mbështetur. Edhe i kam nxitur. Kam nxjerrë një urdhër që i kam deleguar prokurorëve të SPAK shkresat që rregullojnë marrëdhëniet e prokurorëve me hetimin. Janë shkresa që më takojnë mua, por ia kam deleguar atyre. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version