Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra Ministrin e Brendshëm Bredar Çuçi. Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka publikuar dhe dokumentet e shkarkimit të Çuçit, ndërkohë që vendin e tij e merr Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Shkarkimi i Çuçit erdhi pas dhunës masive të dy vëllezërve të fisit Maja nga grupi i Rrajave në Krujë. Në postim, Rama ka falendëruar Çuçin për punën korrekte, ndërkohë që ka uruar dhe zëvëndësin e tij.
Postimi i Plotë:
Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.


Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t’ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

