Deputetët depozituan disa nisma në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti i Partisë Specialiste Erion propozoi një ndryshim ligjor që mbron fermerët dhe bujqit përballë grumbulluesve dhe eskportuesve që nuk paguajnë në kohë detyrimet duke rënduar gjendjen ekonomike të fermës. Kjo nismë u mbështet dhe nga Opozita.

Në komisionin e Ekonomisë u diskutuan edhe dy nismat e Deputetit të Partisë Demokratike Bujar Leskaj. E para parashikonte që punonjësit e administratës me veprimin e tyre nga pakujdesia, me dashje apo pa dashje, kur bëjnë një vlerësim të gabuar, duke shkaktuar dëm financiar për shtetin, ta dëmshpërblejë vetë.

Deputeti Edmond Spaho përmendi Rozeta Dobin, pastruesen që odhi paratë në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi dhe tha se kjo gjë ndalon futjen e duarve nga shumë të tjerë. Nisma e dytë është për Autoritetin e Konkurrencës. Leskaj kërkon që autoriteti i Konkurrencës te japë më shumë transparencë për kompanitë e kontraktuara nga shteti për pune publike.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version