Kjo që shihni në pamje është makina me të cilën udhëtonte 17-vjecarja e ndjerë Griselda Gjikolaj dhe 23-vjecari i plagosur Erion Benga. Ndaj dy të rinjve pasditen e së mërkurës (26 dhjetor) u krye një atentat me armë zjarri teksa ndodheshin në makinë pranë bllokut të pallateve “Gintash” në Laprakë.
Zyrtarisht mësohet se ndaj këtij mjeti tip Benz,220 ngjyrë e zeze me targë AA266MS që drejtohej nga Erion Benga është qëlluar nga dy persona të maskuar me kapele.
Sic shihet dhe nga pamjet filmike të mjetit të siguruara ekskluzivisht nga ” sosnews” plumbat kanë kapur pjesën e dritares së pasme nga krahu i shoferit si dhe xhamin fundor në të njëjtin kah të mjetit.
Policia njoftoi pas ngjarjes se kishte arritur të identifikonte autorin kryesor, të dhënat e të cilit rezervonte ti bënte me dije për arsye hetimore, ndërsa zbuloi se autori kishte qëlluar ndaj dy të rinjve për motive banale.
Erion Benga ka arritur të largohet me shpejtësi me automjet duke i shpëtuar të shtënave që vijonin drejt tyre nga atentatorët.
Për vetem pak minuta ka arritur në dyert e spitalit ushtarak , ndërsa dëshmitaret tregojnë se ai ka bërtitur duke kërkuar ndihmë për shoqen e tij, “ju lutem na shpëtoni, se na kanë qellu me armë, aman kapeni ketë gocën e futeni në sallë sa më shpejt, se ka humb ndjenjat”.
Pavaresisht ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të stafit mjekesor të spitalit,Griselda nuk arriti ti mbijetone dëmtimeve që ju shkaktuan nga arma e zjarrit.Ndërsa Erioni sipas mjekëve e ka kaluar rrezikun për jetën dhe vijon të mbahet në terapi intensive.
Tek pallatet Gintash, ne Laprake, banorët shprehen të traumatizuar për atë cfarë kanë parë dhe dëgjuar në ato momente. Kurse policia pas veprimeve të para hetimore, ka sekuestruar si provë me vlerë materiale kamerat e dy bizneseve ngjitur me vendin e ngjarjes.
Makina e të dëmtuarve është transportuar për ekzaminime të tjera nga spitali ushtarak në drejtim të Drejtorisë së Policisë Tiranë( shih videon)./sosnews.al

