Në një kohë që kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm shpalosën platformat në kryesinë e kuvendit. ILDKPI ka kaluar në sitë pasuritë e tyre. 7 prokurorët Arta Marku , Ferdinand Elezi, Besnik Muçi, Arqilea Koço, Artur Selmani, Ermira Tafani dhe Granit Shahu janë paraqitur para komisionit të ligjeve për të bindur anëtarët se përse ata duhet të jenë në krye të organit të akuzës.
Sosnews sjell të plotë pasuritë e deklaruara ndër vite nga të 7 kandidatët.

1.ARTA MARKU– banon në 55 metra katror apartament
Ajo që përflitet më shumë si kandidatja potenciale për ti zënë vendin Adriatik Llallës është Prokurorja e Shkodrës Arta Marku.
Sipas deklarimit të pasurisë të bërë që në vitin 2004 Marku zotëronte një shtëpi prej 55 m2 katrorë sëbashku me prindërit por dhe një depozitë bankare në emër të njërit prej familjarëve.
Rroga e saj kapte shifrën e 900 mijë lekëve në vit.
Në vitet në vazhdim e pikërisht në 2007 Arta Marku sëbashku me bashkëshortin e saj në atë kohë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Shkodrës marrin në pronësi një apartament prej 103 metrash katrorë në kryeqytet.
Vlera e apartamentit ishte 5 milionë lekë. Krahas banesës Marku kishte dhe një rritje të të ardhurave nga 900 mijë lekë në 1003,506 një million e tremijë e pesëqind lekë.
Për marrjen e apartamentit Marku ka deklaruar marrjen e një kredie prej 6,7 milion lekësh me afat 15 vjeçar.
Disa vite më pas në 2015 Marku arrin të bëjë dhe privatizimin e baneses prej 55 metrash katrorë në Tiranë.
Një vit më pas sipas deklarimit të pasurisë pranë ILDKPI Marku vijon të paguajë kredinë bankare ndërsa ka marrë dhe një tjetër kredi për blerje pajisjesh shtëpiake si kondicioner frigorifer dhe shtrydhëse frutash.
2.FERDINAND ELEZI – 3 apartamente dhe çdo vit një makinë të re
Cfarë pasurie disponon dhe të veçantat
-Apartament prej 124 metra katror në Tiranë (blerë në vitin 2001 në vlerën e 4 milion lekëve )
-Garazhd 27 metra katror (blerë në vitin 2001 në vlerën e 5500 dollarëve )
-Apartament 185 metra Katror në durrës 2006
-Zyrë noteriale (45 metra katror) në vlerën e 50 000 eurove blerë në Durrës
-Apartment i dytë në durrës blerë në vitin 2007
Vlen për tu përmendur fakti se çdo vit prokurori dhe bashkëshortja e tij shisnin makinën e një viti më parë dhe blinin një makinë të re më të mirë.
Përgjatë 12 viteve deklarim pasurie rezulton që prokurori dhe bashkëshortja të kenë marrë 4 Kredi bankare gjitashtu rritje e fitimeve të bashkëshortes nga 1.5 milion lekë në vit deri në 4.1 milion lekë në vit.
Viti 2016
Ka përfituar një shtëpi me kredi nga Këshilli i ministrave për strehimin e zyrtarëve të lartë në shumën prej 4 milion lekësh dhe për të cilat që nga viti 2004 ka shlyer rreth 2.2 milion lekë ndërsa detyrimi i mbetur është në vlerën e 1.8 milion lekëve.
Gjatë vitit 2016 ka patur detyrime për të paguar dhe në doganë në vlerën e 367.000 lekë. Të ardhura vjetore si drejtues i prokurorisë së apelit Durrës në vlerën e 1.3 milion lekëvë Ka kursyer rreth 5 milion lekë të vjetra për 2016 që i ka depozituar tek llogaria e tij bankare.
Me datën 07.06.2016 ka blerë një automjet për bashkëshorten në vlerën e 15700 euro (13 000 euo makina + 367000 leke taksa doganore ) një automjet nga të ardhurat cash të disponuara në familje . Makinë të cilën e ka shitur dy muaj më vonë në 18.08.2016 në vlerën e 15 000 eurove duke deklaruar një humbje prej 100 000 lekësh nga shitja.Gruaja e Ferdiand Elezit (Blerta Peku) deklaron se gjatë vitit 2016 në llogaritë e saj bankare si Notere , tek 4 banka të nivelit të dytë janë arkëtuar shuma të ndryshme monetare lekë , euro dhe dollarrë të cilat nuk i përkasin por kanë qenë shuma monetare të derdhura nga ana e blerësve të pasurive të paluajtshme për llogari të shitësve të pasurive të cilat derdhen në llogarinë e noterit që ka kryer kontratën e shitblerjes së pasurisë së paluajtshme. Këto para pas kalimit të pronës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme tek blerësi kanë kaluar në llogari të shitësve. Procedura është bërë sipas akteve nënligjore në sistemin bankar
3.BESNIK MUÇI
Kandidati tjetër ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besnik Muçi në vitin 2003 deklaronte një pagë vjetore prej 772 mijë lekësh si prokuror I Tiranës. 4 vite më pas ai deklaroi në ILDKPI dhe pronat e tij. Ato janë një shtëpi banimi prej 57 metrash katrorë, 400 metra tokë truall në Pogradec marrë nga shteti dhe 200 metra të tjerë tokë bujqësore përfituar nga ligji 7501 po në Pogradec.
Në vitin 2009 Muçi do të deklaronte dhe shtesën e nisur prej 25 metrash në pallatin ku ai jeton. Sipas deklarimit kjo procedurë vijon të jetë në process legalizimi.
Nga ana tjetër Besnik Muçi në vitin 2013 nuk ka fshehur “pasionin e tij” për të vijuar blerje të tjera si pronar tokash. Pas tokës truall e asaj bujqësore në Pogradec ai bleu një tjetër tokë bujqësore kësaj here në Tiranë e pikërisht në zonën e Shkozës. Vlera e saj shkon në 111 600 lekë.
Por Muçi nuk është mjaftuar me kaq dhe në vitin 2015 i është rikthyer Pogradecit ku ka blerë një tjetër tokë arë prej 2 mijë metrash katrorë.
Të ardhurat e këtij kandidati nga puna si Prokuror i Krimeve të Rënda shkojnë në 1 milionë e 440 mijë lekë në vit ndërsa ai ka dhe një detyrim prej 21 mijë eurosh pranë shoqërisë Arlis Shpk me përfaqësues A.Lilo. Ky I fundit ishte pronari i mjetit me të cilin udhëtonte Orest Sota. Pretendimi i Lilos ishte se automjeti i ishte shitur Sotës por nuk i ishin ndryshuar targat.
4.ARTUR SELMANI– 3 lloto të fituara
Artur Selmani i prokurorisë së përgjithshme në vitin 2004 do të deklaronte një pagë vjetore prej 1. 4 milion lekësh. Ndonëse për këtë prokuror nuk ka shumë të dhëna veç një kredie të marrë me një afat 25 vjeçar ajo që të bie në sy është se Selmani ka fituar një lloto sportive në vitin 2007. Sipas deklarimit të depozituar në ILDKPI Selmani ka fituar jo pak por plot 4 mijë dollarë në një kompani bastesh. Por nuk përfundon me kaq. Në vitin 2008 Selmanit i ka ecur sërish fati dhe fiton një tjetër skedinë prej 2 mijë dollarësh.
Sërish në vitin 2009 skedina fituese në lloto i sjell atij 4 mijë dollarë të tjera. Pra në një hark kohor prej 3 vitesh prokurori thotë se ka fituar shumën 10 mijë dollarë në baste sportive. Mesa duket edhe nga deklarimet Selmani është një ekspert i vërtetë i futbollit.
5.GRANIT SHAHU
Për Granit Shahun të dhënat e deklaruara në vitin 2013 flasin për një rrogë prej 900 mijë lekësh në vit ndërsa ka shlyer një kredi në vlerën 26 mijë dollarë të marrë që në vitin 2003 për blerjen apartamenti. Gjithashtu prokurori i Shkodres ka deklaruar dhe blerjen e një automjeti tip Range Rover në vlerën e 2 milionë lekëve dhe më pas shitjen e tij.Për vitin 2016 deklaron se ka në shtëpi në gjendje cash 1.7 milion lekë.
6.ARQILEA KOÇA– pronar i 5 apartamente në Dajt, bleu toka ne Lukovë dhe Voskopojë
Arqile Koça i Prokurorisë së Përgjithshme ka një pagë vjetore prej 1.5 milion lekësh. Sipas të dhënave të deklaruara në ILDKPI Koça ka marrë një kredi për banesë në vitin 2000 në shumën e 5 milionë lekëve. Gjithashtu nga deklaratat e prokurorit, në vitin 2006 ai ka dhënë një sipërfaqe toke prej 830 metrash për ndërtimin e një pallati shumëkatësh. Nga ky investim prokurori përfiton 26 përqind të ndërtimit. Gjithashtu Koca ka bërë dhe shitjen e një apartamenti në Komunën Dajt për shumën e 60 mijë eurove në vitin 2010. Nga ana tjetër Koça ka blerë 3670 metra katrorë tokë në fshatin Voskopojë dhe një apartament prej 160 metrash në fshatin Lukovë. Cmimi I apartamentit është 20 mijë euro.
7.ERMIRA TAFANI –dhurata të shumta për Vitin e Ri
Prokurorja e Elbasanit Ermira Tafani ka deklaruar në ILDKPI disa dhurata të bëra nga të afërm të saj për ditëlindjen e bashkëshortit por edhe për vitin e ri. Në vitin 2007 Tafani ka deklaruar një pagë vjetore prej 1,035,500 lekë.Por ajo që të bie në sy në deklaratën e pasurisë së saj janë dhuratat e shumta për të dhe bashkëshortin. Prokurorija e Elbasanit ka në pronësi dhe një biznes privat i cili së fundmi është dhënë me qera.Llogari bankare 9993 USD, Llogari në shumën e 1.8 milion lekëve , i ka dhënë hua motrës 20 mijë USD me banim në Amerikë për riparim banese ,i janë kthyer deri në vitin 2016 7000 USD.Disponon cash 1 milion lekë dhe 2 000 USD.
Nga ana tjetër bashkëshorti i prokurores disponon dhe ai një shumë cash të cilën e mban në shtëpi në vlerën e 8000 eurove dhe 50 000 lekëve. Vlera e cash-it sipas deklarimeve për vitin 2016 është pakësuar me 2000 euro dhe 200 000 lekë të shpenzuara për pushime dhe mobilim. Gjithashtu përfiton dhe qera në vlerën 840 mijë lekëve në vit nga dhënia e ambjenteve të një farmacie në Elbasan.
/sosnews.al
Material më i detajuar rreth pasurisë së kandidatëve
Ferdinand Elezi
Viti 2003
Ndërkohë kanë deklaruar dhe një shumë cash parash të cilat i mbajnë në shtëpi në kasafortë.Shtuar në llogarinë në intesa san paolo 10 000 mijë euro. Deklaron të ardhura vjetore prej 3.5 milion lekësh,si dhe një automjet tip opel në vlerën e 40000 lekëve
në vitin 2004 deklaronte një llogari në vlerën e 420 000 lekëve dhe gjendje cash në vlerën e 2.6 milion lekëve si kursime familjare nga viti 200- 2004
Në vitin 2005 deklaronte blerje të një zyre noteriale për bashkëshorten në vlerën e 60 000 eurove për zyrë noteriale në Durrës.
Blerje apartament banimi në vlerën e 185 metra katror në Durrës në vlerën e 30 mijë eurove. Harxhimin e cashit të siguruar nga kursimet familjare në vlerën prej 4.2 milion lekëve e përdorur për blerjen e paratmenti si dhe pjesërisht të zyrës noteriale.
Marrjen e një kredie tjetër për blerjen e zyrës noteriale në vlerën e 50 000 eurove si dhe një kredi tjetër prej 15 000 euro në një bankë tjetër të nivelit të dytë.Në vitin 2006 deklaronte të blerë një autoveturë në vlerën e 1.1 milion lekëve.Shpenzimin për punime të brendshme të apartamenti në durrës në vlerën e 15 000 eurove.
Në vitin 2007 deklaronte shitjen e automjetit në vlerën e 10 000 eurove të cilën e kishte blerë një vit më parë për 1.1 milion lekëBlerjen e një apartamenti tjetër në Durrës në datën 15.12.20117 në shumën prej 4 milion lekëveMarrje e një kredie tjetër në vlerën e 1 milion lekëve.
Viti 2008 –960 000 mijë lekë dhe 2500 euro cash të kursyera gjatë vitit.Viti 2009-Blerje autoveture në vlerën e 970 000 lekëve.Të ardhura vjetore nga shtëpia e dhënë me qera në Tiranë në vlerën e 2000 eurove.Viti 2010 –Shitje e makinës në vlerën e 950 000 lekëve , Blerje e një automjet tjetër në vlerën e 1.7 milion lekëve. Shtuar shuma në cash prej 300 000 lekësh nga kursimet familjare si dhe 3000 euro nga qeraja e shtëpisë.Shlyerja e plotë dy kredive në vlerat e 15 000 eurove dhe 1 milion lekëve në dy banka të nivelit të dytë dhe shlyerje e pjesshme e dy kredive të tjera.
Viti 2011
Blerje e një automjeti tjetër tip volsëagen në vlerën e 300 000 lekëve
Shtim të ardhurash në cash në vlerën e 400 000 lekëvë
Shlyerje e pjesshme e dy kredive të tjera.
Viti 2012
400 000 lekë të ardhura të kursyera nga paga e tij si prokuror dhe aktiviteti noterial i bashkëshortes. (800 000 lekë në total bashkë me vitin 2011)
Viti 2013 – kthehet në pozicionin e drejtuesit të prokurorisë së Apelit Durrës
Shtuar shuma prej 1 milion lekëve të kursyera gjatë vitit , shtuar 12 000 euro nga shitja e makinës
Blerje e një autoveture tjetër në vlerën e 16 500 eurove . Shlyerje e kësteve për dy kreditë në shumat 6800 euro dhe 228 000 lekë.
Viti 2014
Shitja e makinës në vlerën e 16 000 eurove dhe makinës volsëagen në vlerën e 1000 eurove.Blerje makine tjetër tip benz në vlerën e 10 000 eurove . Shuma cash në vlerën e 10 000 eurove.Viti 2015-Shtuar shuma prej 2 milion lekësh e convertuar në 14 mijë euor , ku 9000 euro janë derdhur në bankë dhe 5000 euro cash.Këtë vit çifti Elezi deklarojnë të ardhura të rritura në vlerën e 5.4 lekëve (1.3 milion Ferdiandi dhe 4.1 bashkëshortja)
Në këtë vit kanë likujduar përfundimisht dhe kredinë e tretë të cilën e kishin marrë në vitin 2005.
Artur Selmani
Ermira Tafani