Kanë nisur verifikimet për procedurat e ndjekura nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda,nga Prokuroria e Përgjithshme për rastin e ekstradimit të një dite më parë të Nezar Seitit drejt Italisë.

Nezar Seiti i njohur si “Financieri i Habilajve” ishte i vetmi i arrestuar në Shqipëri që u ekstradua drejt Italisë, pasi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj firmosi kërkesën e autoriteteve Italiane.

Ndaj Setitn ka një masë sigurimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda në arrest me burg pasi u arrestua gjatë operacionit të policisë në Babicë të Vlorës në 19 tetor, ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis.Gjithashtu ai ishte i kërkuar edhe nga Prokuroria e Cattanias si pjesë e grupit të trafikut të drogës që kryesohej nga Moisi Habilaj.

Pak ditë më parë, prokurorët e kësaj dosje firmosën për zgjatjen e afateve të hetimit edhe për tre muaj të tjerë, vendim që i është komunikuar këtë të enjte avokatit të Seitit.

Dorëzimi i papritur i Seitit tek autoritetet Italiane, ngre jo pak dyshime. E në lidhje me këto dyshime po kryhen verifikimet proceduriale.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version