Avokatja María Belén Bernal është gjetur e vdekur 10 ditë pasi u zhduk. Presidenti i Ekuadorit komfirmoi se trupi i gjetur i përkiste 34-vjeçares, e cila humbi gjurmët pasi vizitoi bashkëshortin e saj në një shkollë trajnimi policie në Quito.

Bashkëshorti i avokates është i dyshuari kryesor për vrasjen e saj dhe është në arrati.

Eshtrat e saj u gjetën në një kodër 5 km nga shkolla e trajnimit. Presidenti Guillermo Lasso tha se lajmi i shkaktoi atij “dhimbje dhe indinjatë të thellë”, duke u zotuar se vrasja e saj nuk do të kalonte pa u ndëshkuar.

Në një postim në Tëitter, ai i shprehu ngushëllimet nënës dhe djalit të vogël të viktimës. Bernal u zhduk pasi vizitoi objektin në orën lokale 01:30 më 11 shtator. Drejtuesi i shkollës është shkarkuar dhe qeveria ka ofruar një shpërblim prej 20.000 dollarësh për kapjen e bashkëshortit të saj, Leter Germán Cáceres.

Cáceres u zhduk jo shumë kohë pasi dha deklaratën në polici për gruan e tij të zhdukur dhe më pas u pushua nga puna si instruktor në shkollë.

Vdekja e Bernal ka çuar në protesta nga të afërmit, miqtë dhe grupet e të drejtave të grave në Quitom, si dhe thirrjet për drejtësi nga nëna e saj.

Femicidet (kur një grua vritet për shkak të gjinisë së saj) në Ekuador është në rritje, sipas Fondacionit Aldea.

Sipas fondacionit, 206 gra janë vrarë në Ekuador në 2022 deri më 3 shtator.

Sipas OKB-së, 65 në çdo 100 gra në Ekuador kanë përjetuar një formë të dhunës me bazë gjinore gjatë jetës së tyre.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version