Arrestohen në Angli 3 nga grupi i 6 vrasësve të kërkuar nga policia shqiptare për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Në pranga ka rënë porositësi dhe organizatori i vrasjes, Edmond Haxhia dhe 2 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven Hunt. 

Arrestimi i tyre nga autoritetet britanike, erdhi një ditë pas marrjes së kërkesës nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë. Operacioni për kapjen e tyre është koordinuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Metropolitane angleze dhe agjencinë kundër krimit të organizuar, e njohur si FBI-ja angleze, NCA. Pasditen e djeshme një gjykatës në Londër i vlerësoi të ligjshme konform legjislacionit anglez urdhër-arrestet e lëshuara disa ditë më parë nga gjykatë e Lezhës. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë me dije detajet lidhur me arrestimin e tre nga gjashtë të kërkuarit për vrasjen e biznesmenit disa ditë më parë. Porositësi dhe organizatori i vrasjes, Edmond Haxhia dhe dy autorët e tjerë, Thomas Mithan dhe Steven Hunt, pritet që të ekstradohen në Tiranë, ndërsa ekzekutori portugez dhe të tjerët janë ende kërkim.

Vrasja e Nikulajt u zbardh disa ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version